Banori i Bucha-s: Kjo është një masakër ndaj kombit tonë, bota ta shohë

schedule09:11 - 5 Prill, 2022

schedule 09:11 - 5 Prill, 2022

Ukrainasi Alex Dayrabekov u largua nga Bucha kur filloi lufta, por vazhdon të mbajë kontakt me njerëzit që ndodhen atje. Ai ka dokumentuar atë që po ndodh në mediat sociale, me shpresën se mund të përdoret si provë në gjyqet e mëvonshme penale, sipas BBC.

“Fqinjët e mi dhe ka të paktën 10 prej tyre  humbën të afërmit e tyre në përpjekjen e tyre për tu larguar nga Bucha dhe Irpin rreth një muaj më parë,” tha ai në një intervistë për BBC.

Kur u pyet se pse  poston imazhe nga Bucha, ai u përgjigj: “E gjithë bota duhet t’i shohë ato. Nëse bota nuk e di se çfarë po ndodh këtu, bota do të vazhdojë jetën normalisht. Mijëra njerëz vdiqën këtu sepse u vranë qëllimisht”.

Ai gjithashtu përshkruan një takim të tmerrshëm midis civilëve ukrainas dhe forcave ruse.

“Dy makina në Bucha u qëlluan me automatikë nga një automjet i blinduar. Gruaja dhe të dy fëmijët vdiqën në vend. Ndërsa në një makinë tjetër, u vra një burrë.

“Të gjitha këto ngjarje janë të vërteta. E gjithë bota duhet t’i shohë këto foto dhe ta dijë se kjo nuk është një luftë, kjo është një masakër kundër kombit tonë, ashtu siç bëri Hitleri në Luftën e Dytë Botërore. Putini po e bën  kundër ukrainasve,” përfundoi Dayrabekov.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!