Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë problematike. Flakët po përpijnë dhjetëra hektarë toke, ndërkohë që po kërcënojnë frikshëm fshatin Nartë. Ky fshat ndodhet në kufi me fshatin Skënderbregas i cili është gjithashtu i përfshirë nga flakët.
Gazetarja Bleona Sari raporton se banorët kanë nisur të evakuohen. Sari tha se banorët kanë marrin çfarë të munden nga shtëpitë e tyre, në kushte ku faktori kohë është tejet i rëndësishëm për sigurinë e tyre pasi flakët po përhapen me shpejtësi.
Më tej, Sari tha se ata po mundohen të shpëtojnë me sa munden edhe bagëtitë.
“THIRRJE URGJENTE PËR EVAKUIM
Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.“, shkruan Ministria e Mbrojtjes. / abcnews.al /

