Banorët e Kënetës nuk përfitojnë ndihmë ekonomike, PD: Është kriter partia

schedule20:20 - 22 Prill, 2020

schedule 20:20 - 22 Prill, 2020

Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka akuzuar qeverinë se shumë qytetarët në zona të ndryshme të Durrësit nuk kanë përfituar ndihmën ekonomike për shkak se mbështesin ngjyra partiake kundërshtare.

Ai ka ironizuar me këtë fakt duke postuar një kopje të formularit ku ka shtuar opsionin “PD”, si kriter të refuzimit të ndihmës ekonomike.

“Ankesat nga qytetarët e Ishmit, Manzës, Ish Kënetës e Plazhit nuk kanë të sosur. Virusi nuk njeh parti, por Qeveria dhe Bashkia e Rames po. Fatkeqesisht, i vetmi kriter për të përfituar ndihmë dhe mbështetje nga shteti është përkatesia partiake. Ferdinandi”, shkruan Xhaferraj.

Janë 31 banorë në zonën e Kënetës në Durrës që kanë aplikuar për ndihëmën ekonomike për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhen, por kanë marrë përgjigje refuzuese./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!