Banorët në Lumas përplasen me policinë për burimin e ujit të Sinecit: Dërgohet në spital një person

schedule12:11 - 21 Maj, 2021

schedule 12:11 - 21 Maj, 2021

Banorët në Lumas kanë protestuar sërish për ujin e burimit të Sinecit.

Për të disatën herë, banorët e zonës kundërshtojnë projektin, ndërsa kanë theksuar se nuk do të lejojnë që t’u marrin ujin. Këtë të premte banorët kanë penguar mjetet e firmës për të vijuar punimet.

Gjithashtu ata janë konfliktuar edhe me policinë, ku për pasojë një prej banorëve është lënduar rëndë dhe është nisur në spital.

Ata kanë treguar se burimi i ujit të Sinecit është e vetmja mundësi që e mban këtë zonë.

“Marrja e ujit do të thotë  fundi i jetesës”, janë shprehur ata.

Më tej ata theksojnë se nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!