Banorët e Unazës së Re kanë vënë në dispozicion një ndërtesë 5 katëshe për çdo familje e banor që kanë mbetur të pastrehe nga tërmeti.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, banorët e Unazës shprehen se godina e banimit ka kapacitet banimi për rreth 200 persona, me ujë dhe drita.
Njoftimi i plotë:
Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!
Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.
Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.
Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.
Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.
Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!
Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!
C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju. SHPERNDAJE SA ME SHUME!/abcnews.al