Banorët e Unazës së Re në Tiranë 65 ditë protestë

schedule08:06 - 8 Janar, 2019

schedule 08:06 - 8 Janar, 2019

Pasditja e të hënës shënoi ditën e 65 të protestës së banorëve të Unazës së Re në Tiranë. Me thirrjet “Poshtë projekti i Unazës së Madhe”; qytetarët për rreth një orë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Këtë projekt banorët e Unazës se Re e cilësojnë korruptiv dhe kërkojnë të anulohet. Vetëm pas tërheqjes së qeverisë banorët thonë se do të largohen nga rruga. Ndërkohë pronarët e banesave dhe bizneseve në këtë zonë i kërkuan drejtorit të përgjithshëm të ALUIZN-it Artan Lame të tërheqe vendimin për të skulifikuar pronat e tyre nga procesi i legalizimit. Në mbështetje të banorëve të Unazës se Re ishin edhe deputetë të opozites. Demokrati Klevis Balliu u shpreh se shtepitë e këtyrë banorëve do të mbrohen me çdo çmim dhe se Partia Demokratike është gati ta paguaj bashkë me ta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!