Banorët e Unazës së Re kërkojnë largimin e Ramës

schedule21:38 - 20 Tetor, 2019

schedule 21:38 - 20 Tetor, 2019

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre edhe pasditen e të dielës, duke apeluar sërish anulimin e projektit që prish banesat e tyre.

Duke qenë koherent me zhvillimet politike, banorët e Unazës mbanin në duart e tyre pankarta në cilat fajësohej qeveria dhe kryeministri Edi Rama për vendimin e Këshillit Europian për të mos çelur negociatat me Shqipërinë.

Banorët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama, duke e bërë atë përgjegjës për situatën që po kalon vendi dhe për projektet korruptive, një prej të cilave është edhe ai që prish banesat e tyre.

Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i cili i ka bërë thirrje banorëve të mos e ndalin revoltën e tyre pasi kauza e tyre është e drejtë. Balliu që protestat e grupeve të ndryshme të interesit që po zhvillohen në Tiranë të grupohen, pasi të gjitha bëhen kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Në Nëntor protesta e banorëve të Unazës së Re bën 1 vit nga nisja e saj, ndërkohë që banorët çdo ditë grumbullohen dhe protestojnë kundër projektit të qeverisë./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!