Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e Rinasit në ditën e katërt të protestës, u bashkohen dy deputetë të PD

schedule10:25 - 5 Maj, 2022

schedule 10:25 - 5 Maj, 2022

Banorët e Rinasit janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme. Protesta vijon sot në ditën e katërt, ndërsa banorët kundërshtojnë vendimin e ARRSH, që kthehu segmentin Kashar-Rinas vetëm me një sens drejtimi.

Ata thonë se nuk ka rrugë alternative për lëvizjen e tyre në zonë. Gjatë këtyre ditëve, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk zhbëhet vendimi i ARRSH ata do të bllokojnë aeroportin “Nënë Tereza”.

Lexo edhe: Protesta në Rinas, banorët marshojnë drejt shkollës së fëmijëve: Kjo është rrugë për zetorë, jo makina

Sakaq, gazetarja Ema Shazivari raporton se në protestën e sotme janë të pranishëm edhe dy deputetët e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe Oerd Bylykbashi. Ditët e kaluara në protestë ka qenë edhe deputetja demokrate Andia Ulliri. Kjo e fundit i ka nisur gjithashtu një shkresë Kuvendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!