Banorët e Postribës kërkojnë pezullim të punës së gurores, Guri: Leja abuzive

schedule20:08 - 13 Janar, 2020

schedule 20:08 - 13 Janar, 2020

10 mijë banorë të Postribës janë ngritur sërish në protestë për shkak se një firmë private në këtë zonë prej punimeve në guroren e mermerit po ju dëmton resurset. Nga punimet banorët thonë se ju është bllokuar rruga dhe se uji është ndërprerë. Jetesa sipas tyre është bërë e pamundur aq sa duan të ikin dhe nga vendi.

“Të mbrojmë natyrën se natyra është e të gjithëve”, shprehet një prej banorëve.

Eksperti Sazan Guri ka dalë në krah të banorëve dhe ka publikuar një fakt të paprecedent se si 5 persona në mënyrë fiktive kanë firmosur për lejen e ushtrimit të aktivitetit kundrejt banorëve realë.

Guri ka folur dhe për dëmet ekonomike që i shkaktohen vetë banorëve dhe shtetit nga kjo sipërmarrje.

 “Shpresojmë te qeveria që të bëjë balancën, 10 milion euro në vit që fshatari nuk i kërkon shtetit ti mbajë,  por mbajnë vetveten”, tha Guri.

Pranë tyre kanë shkuar përfaqësues të qeverisë, koordinatorja për bashkëqeverisjen dhe drejtori i minierave, që ju siguruan monitorim në terren të shqetësimeve të tyre.

 “Platforma e bashkëqeverisjes kordinoi të gjithë institucionin për ti dhënë përgjigje sa më shpejt”.

Ndërsa përfaqësuesi i kompaninsë nuk pajtohet me akuzat e banorëve.

 “Punimet tona nuk sjellin probleme sa i përket ujësjellësit, policia e shtetit shqiptar është në gjendje të kontollojë nëse kemi apo jo të drejtë”, tha ai.

Në 5 ditë banorët e Postribës kanë organizuar dy protesta dhe deri sa problemet të zgjidhen thonë se nuk do të ndalen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!