Banorët e pallatit që rrezikohet nga rrëshqitjet e tokës në protestë

schedule19:21 - 5 Shkurt, 2018

schedule 19:21 - 5 Shkurt, 2018

Banorët e pallatit në Gjirokastër, që u zhvendosën në konviktin e Shkollës Pedagogjike, protestuan në orët e mbrëmjes.
Ata nuk pranojnë të rrinë në konvikt, por duan të kthehen në banesat e tyre në lagjen “Kodra e Shtufit”. Nga reshjet ka pasur rrëshqitje të vazhdueshme të dheut në kodrën, ku është ndërtuar pallati 8 katësh.
Ata do të qëndrojnë të evakuuar deri në marrjen e masave në zonë dhe të shmanget rreziku për pallatin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!