Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banorët e një pallati në Durrës në protestë: Nuk kemi marrë bonusin e qirasë, punimet janë pezulluar

schedule10:52 - 6 Tetor, 2021

schedule 10:52 - 6 Tetor, 2021

Banorët e një pallati në Durrës kanë protestuar këtë të mërkurë para  bashkisë pasi prej dy  muaj janë ndërprerë punimet për rikonstruksionin e objektit.

Gazetari Leonidha Musaj ndër të tjera bën me dije se banorët e këtij pallati në lagjen 12 kanë dhe dy muaj pa marrë bonusin e qirasë.

Jemi në hall të gjithë banorët e pallatit, pasi po bëjmë 2 vite që nga tërmeti që ne jemi larguar nga shtëpia. Punimet për rikonstruksionin e pallatit kanë filluar në qershor dhe u ndërprenë në gusht, ndërsa nga bashkia nuk kemi asnjë përgjigje. Kemi dhe dy muaj pa marrë bonusin e qirasë”, është shprehur një banore e pallatit.

“Qëllimi i protestës është se në pallatin tonë projekti nisi në qershor dhe i ndërprenë, por akoma nuk ka asnjë shenjë për rifillimin e punimeve. Nuk kemi marrë as bonusin e qirasë”, ka thënë  një tjetër banor.

Ndërkohë burime nga Bashkia e Durrësit për abcnews.al theksojnë se bonusi nuk ju është dhënë për shkak se nuk është kaluar fondi nga ministria e Financave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!