Banorët e Lurës prej ditësh në terr: Po e rregullojmë energjinë vetë, nuk votojmë më!

schedule15:35 - 12 Janar, 2021

schedule 15:35 - 12 Janar, 2021

Banorët e fshati Krej të Lurës prej disa ditësh janë në terr.

“Me qiri me gjeneratorë, me çfarë të mundemi, ç’të bëjmë. Kemi një javë.”

Të zhgënjyer nga mungesa e vëmendjes theksojnë se s’do të marrin pjesë në votime.

“Lura më mirë me dalë jashtë krejt, as mos votojmë.”

Banorët thonë se po përpiqen privatisht të rikthejnë energjinë.

“Kemi 10 ditë pa drita. S’ka as elektricist në Lurë. Edhe shtyllat po i bëjmë privatisht. Ishte makina ime që bënte shtylla për shtetin po I bëjmë vetë. Jemi në mëshirë të fatit nuk është interesuar askush për banorët e Lurës. A jetojnë a i ka marrë dallga.”

Ky nuk është liqen por një livadh në fshatin Krej që është përmbytur nga përroi që ndryshoi rrjedhën prej reshjeve të dendura të shiut.

Kjo fushë e pushtuar nga uji është rreth 2 km. Drejtuesit e furgonëve që transportojnë banorët drejt kryeqytetit mëngjesin e së martës nuk kanë dalë dot as në punë pasi mjetet e tyre janë bllokuar nga uji.

“Është hera e parë që kanë mbetur dy furgona në ujë se këtu ka gropa thithëse. Kjo është punë e bashkisë që të sillte fadroma. Po të kishin ardh fadromat s’do ishte më liqen këtu.”

Edhe disa nga rrugët që përdorin banorët e Lurës për të shkuar në Dibër dhe Rrëshen janë të bllokuara.

Nderkohe edhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka denoncuar problemet ne zonën e Lurës dhe zonave të tjera të Dibrës. Prej ditësh, ai ka vizituar fshatrat e kësaj zone, duke diskutuar për problematikat që lidhen me situatën e krijuar nga moti i keq, dhe lënien në mes të katër rrugëve nga qeveria dhe pushteti lokal.

Dje, ai ka qenë në Kala të Dodës aty ku banorët e fshatrave Shullan i Poshtëm, Shullan i Epërm, Vasije dhe Ploshtan prej katër ditësh janë pa energji elektrike!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!