Banorët e Laprakës në protestë për fushën e sporti

schedule18:47 - 10 Tetor, 2018

schedule 18:47 - 10 Tetor, 2018

Disa banorë të Laprakës, paraditen e sotme kanë dalë në protestë me pretendimin se fushës sportive që përdorin prej 20 vitesh i ka dalë pronari dhe do të prishet. Në vend të saj banorët shprehen se do të ndërtohet një pallat. Fadromat kanë mbërritur, ndërsa banorët i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës t’i garantojë se fusha e sportit nuk do të preket. Për t’ja dhënë këtë garanci, në protestë shkoi deputeti socialist i zonës Ulsi Manja, por banorët kanë kërkuar që për këtë çështje të shprehej kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërkohë që kryetari i bashkisë reagoi përmes një postimi në Twitter. Veliaj shkruan se toka do të shpronësohet dhe do t’i kthehet publikut. Ndërkohë, bashkia thotë se në këtë fushë nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!