Banorët e goditur nga tërmeti në protestë: Duam shtëpitë

schedule15:40 - 24 Korrik, 2019

schedule 15:40 - 24 Korrik, 2019

Të dëmtuarit nga tërmeti në Qafëzezë të Kolonjës kanë protestuar për shtëpitë e tyre. Ata u grumbulluan para bashkisë dhe kërkuan nisjen e ndërtimit të tyre.

Banorët e fshatit Qafëzez ,që u godit nga tërmeti i qershorit protestuan paraditen e të mërkurës. Ata u grumbulluan para bashkisë së Kolonjës,prej nga kërkuan ndërtimin  e shtëpive të cilat u shkatërruan  dhe dëmtuan nga lëkundjet sizmike. Banorët janë të shqetësuar se dimri do t’i gjeje në qiell të hapur,sa kohë ende në Qafëzez nuk ka filluar të ndërtohet asnjë shtëpi. Një pjesë e banorëve,prej dy muajsh vazhdojnë të jetojnë në çadra,ndërsa të tjerë,po kalojnë netët në makina apo kasollet e bagëtive.

Familjet, që pësuan dëme nga tërmeti,janë në pamundësi ekonomike për të riparuar vetë shtëpitë,ndërsa kanë rezerva edhe për procesin e vlerësimit të dëmeve,i cili sipas tyre është selektiv dhe i pabarabartë. Ata kanë refuzuar dëmshpërblimin e ofruar për riparimin e shtëpive të dëmtuara,vlera e të cilit është vetëm 2 mijë lek të reja. Banorët këmbëngulin,që t’iu ndërtohen shtëpitë,ashtu si banorëve të Floqit dhe procesi të përfundojë pa ardhur dimri.

Të prekurit nga tërmeti paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit,deri në bllokimin e rrugëve nacionale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!