Banorët e fshatit Vidohovë publikojnë video mbi situatën e rrugës

schedule15:52 - 19 Shkurt, 2018

schedule 15:52 - 19 Shkurt, 2018

Banorët në fshatin Vidohovë në Devoll po jetojnë në kushte shumë të rënda. Përmes një video që ata e kanë hedhur në rrjetet sociale shikohet rruga në gjendje shumë të rëndë. Reshjet e borës e kanë kthyer rrugën në pjesën më të madhe të saj të pakalueshme. Siç shikoni nga planet banorët shtyjnë makinën me bagëti për të dalë nga vendi ku kanë ngecur. Ata thonë se për të ndryshuar gjendjen nuk është kujdesur as pushteti vendor dhe as ai qendror. Në këtë fshat jetojnë më shumë se 130 familje dhe gjatë stinës së verës Vidohova frekuentohet si fshat turistik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!