Banorët e dëmtuar nga tërmeti në Rrushkull të Durrësit pa zgjidhje: Jemi zhytur në borxhe

schedule09:44 - 3 Shtator, 2020

schedule 09:44 - 3 Shtator, 2020

Partia Demokratike ka qenë në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Manzë të bashkisë Durrës, ku është takuar me banorët të cilëve ju janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti dhe vijojnë që të   sorollaten zyrave të shtetit pa marrë asnjë zgjidhje për banesat e tyre.

Përveç faktit që skanë ende asnjë shenjë zgjidhje për rindërtimin e shtëpive apo riparimet e dëmeve, zyrtarët lokalë po u kërkojnë dhe para për të bërë vlerësimet e dëmëve.

Denoncimi është bërë nga vetë banorët tek kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, të cilët ngrenë duart lart pa zgjidhje për banesat dhe pa bonusin e qirasë.

Një nga banorët të cilit i është dëmtuar plotësisht banesa nga tërmeti është Skender Kaculi, i cili thekson se prej 9 muajsh jeton me qira, por për shtëpinë nuk sheh dritë në fund të tunelit ndërsa borxhet për të paguar qiranë vetëm shtohen.

Që në tërmetin e parë. Njoftova njësitë bashkiake, njoftova të gjithë. Erdhën e panë, asgjë fare hiç. Kurse në muajin nëntor më doli shtëpia e pabanueshme me DS4. Erdhën këta të tjerët e panë, asnjë gjë hiç fare. Jetoj me qira. Kam hyrë në borxh për të paguar qiranë e shtëpisë. Unë nuk e di si është kjo punë, nuk e di… Po abuzojnë më fatkeqësinë natyrore këta. Nuk e dinë se ku është shqiptari, ku është njerzilliku njeri që  ku jeton ku banon, nuk e di  të them”, ka thënë ai.

Ndërkohë një tjetër banor nga Rrushkulli, Fran Kola akuzon grupet e vlerësimit se kanë kërkuar para për ti ndryshuar vlerësimin e dëmit që të rritej përfitimi. Ai thotë se do vetëm të marrë atë që i takon, pasi ka muaj që ka bërë gjithë dokumentet por deri tani ska marrë asnjë lek për riparimin e banesës dhe pikës së saldimit me të cilën mbante familjen.

Këtu është kati i parë është biznes, erdhën inxhinierët e vlerësuan. Ata thanë na jep 100 mijë lekë se po e vlerësojmë DS3, DS4 si të duash, na jep paratë…. I thashë unë nuk dua me më ndihmuar gjë, absolutisht, vetëm aq sa është dëmtuar. Shifeni mirë, ju jeni specialistë edhe vlersoni si të doni edhe unë jam dakortë me një fjalë me këtë dëm që është bërë kjo shihet me sy. Nuk kërkoj absolutishtë gjë që nuk më takon , për këto grantet e ndërtimit, për kto ndihmat e fukarenjëve që u ka ndodh kjo fatkeqësi natyrore. Unë  kërkoj vetëm atë që më takon.”/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!