Banorët e Dajçit prej një muaji të bllokuar për shkak të përmbytjeve, lëvizet vetëm me varkë

schedule17:06 - 8 Shkurt, 2021

schedule 17:06 - 8 Shkurt, 2021

Nga Simon Shkreli

Prej më shumë se një muaji në Obot dhe Dajç mund të hysh dhe dalësh vetëm me varkë. Mjetet e ushtrisë qëndrojnë të parkuara pasi nuk lëvizin dot brenda fshatrave. Rikthimi i reshjeve këtë fillim jave ka shtuar më shumë problemet në zonat e nën Shkodrës.

Aksi rrugor që lidh fshatin Shirqin me Drragjatin është i bllokuar. Për pasojë territore të tëra tokash bujqësore janë të dëmtuara. Janë kryesisht silazh dhe jonxhë produktet kryesore të gjësë së gjallë.

Banorët e Shirqit të njësisë administrative Dajc kanë frikë se mos çahen argjinaturat ndaj dhe kanë marrë rolin e rojeve.

“ Do e ruaj se po shpërtheu uji shkon deri në Tiranë”.

Ata ankohen se nuk kanë më ushqime për kafshët, ndërsa dëme në të mbjella janë të parikuperueshme

“S’pyet njeri fare këtu kanë njerëzit halle. S’kanë ç’tju japin bagëtive për të ngrënë. Tokat nën ujë jonxha nën ujë, gruri nën ujë. Tash një muaj uji është këtu. Ushqimi për bagëtit në zero. S’kam ku të marr. E ka marrë uji atë që kishim. 2 dylym në ujë”

Në të gjithë njësinë administrative të Dajçit nën ujë janë në oborret dhe katet e para të rreth 120 banesave.

Janë rreth 30 shtëpi që në oborret e tyre ka prezencë uji. Situata këtu vazhdon të përkeqësohet si dhe në disa pjesë të tjera të njësisë administrative të Dajçit. Ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë dhe niveli i ujit po rritet, i nxitur dhe nga shkarkimet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit nga fryrja e liqenit të Shkodrës dhe nga prurjet e lumit Kir. /mv.abcnews.al