Banorët e “5 majit”, protestë para parlamentit, apel për lirimin e të arrestuarve

schedule14:31 - 24 Shkurt, 2022

schedule 14:31 - 24 Shkurt, 2022

Si çdo të enjte banorët e 5 majit, Paskuqanit dhe Laprakës kanë protestuar përpara parlamentit. U kanë bërë thirrje deputetëve të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Ata kërkuan lirimin e banorëve që mbahen të shoqëruar për dhunën e ushtruar ndaj forcave të policisë gjatë aksionit për prishjen e shtëpive.

Pas rreth një ore, ata iu drejtuan drejtorisë së policisë së Tiranës. Aty qëndron edhe banore, e cila është nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Protesta përpara drejtorisë së Policisë zgjati 20 minuta. Ata u larguan duke lajmëruar se protesta e radhës do të mbahet paraditen e së dielës, përballë kryeministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!