Banorët denoncojnë dhunën ndaj qenit/ Yzberisht, “Liu” vdiq nga keqtrajtimi i një 41 vjeçari

schedule17:32 - 28 Gusht, 2024

schedule 17:32 - 28 Gusht, 2024

Prej vitesh Liu ishte kthyer në qenushin e dashur të fëmijëve në Yzberisht. Ai ishte miqësor me banorët e zonës të cilët kujdeseshin për qenin endacak.

Por tani Hhija e qenushit “Liu” do t‘i mungoi fëmijëve të pallateve në zonën periferike të Tiranës. Qeni endacak ra viktime fatale e dhunës së një 41-vjeçari, banues në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Dëshmitarë të keqtrajtimit të qenit Liu njoftuan mbrëmjen e të martës policinë, duke denoncuar se 41-vjeçari e goditi me dru në kokë.

Këta të fundit pas verifikimeve identifikuan se autor i dyshuar i dhunimit të qenit ishte Arben Kamberi. Vetë Kamberi ka deklaruar se është sulmuar nga qeni ndaj e kishte goditur me dru.

Pas ndalimit, 41-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Ky është një nga rastet e rralla të denoncimeve për dhune ndaj kafshëve. Sipas kodit toneëpenal “Keqtrajtimi ose torturimi i një kafshe duke i shkaktuar dëmtime” dënohet deri në tre muaj burg, ndërsa kur keqtrajtimi ka sjellë si pasojë vdekjen e kafshës, dënohet deri në gjashtë muaj. Megjithëse Shqipëria është një vend që ka problem të forteë me dhunën mes njerëzve, paradoksalisht ajo ka një tradite të vjetër ligjore në mbrojtje të kafshëve.

Administrata e Ahmet Zogut ishte e para që miratoi një ligj për mbrojtjen e kuajve, një traditë që vazhdoi edhe ne kohën e Enver Hoxhës e më pas edhe në vitet e pluralizmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!