‘Njerëz me kollare po marrin ndihmat tona!’ Ky është konstatimi I banorëve të Fushë-Mamurrasit që janë prekur nga tërmeti. Ata sqarojnë se ushqimet po ndahen në mënyrë selketive dhe një pjesë e tyre prej ditësh nuk ka marrë asgjë.
Fushë-Mamurrasi është një nga zonat e prekura nga tërmeti I së martës. Shumica e banorëve të dëmtuar të kësaj zone nuk kanë përfituar ndihma ushqimore. Sipas tyre ato janë ndarë në mënyrë selektive dhe nuk kanë shkuar aty ku ka nevojë.
“Pa listë, kush ka marrë ka marrë. Nuk di të flasë më gjatë, pa rregull, duhet të jetë një i bashkisë që ti ndajë”, thotë një prej banorëve.
“Ai që është i kollarisur ka marrë”, shprehet një tjetër.
Nëse shteti ende nuk ka organizuar sic duhet shpërndarjen e ndihmave, organziata humanitare kanë shkuar në zemër të fshatit dhe kanë nisur të japin ndihma të gjithë banorëve.
Në Fushë Mamurras jetojnë 7 mijë banorë dhe tërmeti I fundit dëmtoi një pjesë të shtëpive të tyre. Duke qënë se më shumë vëmendje mori Durrësi dhe Thumana për shkak të numrit të lartë të viktimave zona të tjera ku bën pjesë dhe Mamurrasi po lihen pasdore./abcnews.al