Bankat dhe roli i tyre në tregun e kapitaleve, Edon Babameto: Investimet ofrojnë rritje të kursimeve

schedule20:37 - 22 Nëntor, 2024

schedule 20:37 - 22 Nëntor, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, u diskutua lidhur me bankat dhe rolin e tyre në tregun e kapitaleve. Gjatë intervistës, Edon Babameto këshilltar financiar u shpreh se investimet ofrojnë rritje të kursimeve.

“Tregjet financiare të japin zgjidhje për çdo dëshirë. Ne themi që duhet rreth 6 muaj shpenzime personale duhet t’i lësh në bankë që për çdo emergjencë i ke të aksesueshme. Për një qytetar, investitor, apo biznesmen duhet të dijë si të alokojë të gjitha depozitat. Shumë mendojnë se tregjet financiar janë vende për t’u bërë të pasur, jo nuk është ashtu. Investimet janë një mënyrë që kursimet e tua t’i lësh në një thesar personal dhe ti e ke në dorë se si t’i përdorësh, për një shkollim apo pension”, tha ai.

Na ana tjetër Ergis Sefa shpjegoi: “Ne kemi pak problem me durimin, ne e duam çdo gjë dyfish dhe e duam tani… Kultura e investitorit në Shqipëri, përveç atij familjar por edhe atij pak më profesional që ka mundësi të vënies mënjanë të një buxheti, duhet të shkojë drejt trajtimit të lekut në formë profesioniste. Pra jo thjesht si mjet shkëmbimi që arrin një qëllim të caktuar, por edhe si mjet që ndihmon të rrisë kapacitet. Çdo familje duhet të ketë parasysh se nëse fusin paratë në banke dhe depozitë sot norma e kursimit është duku tek 2.5 apo 3… nëse shohim inflacionin e tejkalon këtë gjë. Nëse shohim inflacionin e shportës, në variantin më të mirë vlera e parave që ke lënë në bankë është ulur, po humbet. Pasi nuk ka rëndësi sa para ka si numër, por sa fuqi blerëse ka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!