Bankat bashkohen për kreditimin e PPP-ve

schedule15:10 - 15 Shkurt, 2022

schedule 15:10 - 15 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Bankat kanë kredituar më shumë ekonominë  shqiptare gjatë vitit 2021 duke pësuar një rritje me 12% niveli më i lartë i viteve të fundit ose 666.8 mld lekë në total.

Kryetari i Shoqatës së bankave Bledar Shella deklaroi se kreditë kanë qenë të fokusuara më tepër në blerjen e shtëpive ,turizëm dhe panele dielloret. Pritshmëritë e bankave  janë pozitive edhe për këtë vit.

Gjatë vitit të kaluar 3 banka të  nivelit të dytë kanë dhënë kredi sindikale  ose kredi të përbashkët për të financuar  një projekt PPP në infrastrukturë me vlerë  26 mln euro. Kreu i shoqatës së bankave deklaron se bankat në Shqipëri po operojnë së bashku për të ndarë riskun kur projektet kanë vlera të mëdha financiare

Bankat  në vend kanë dalë me një fitim prej 19 mld lekësh gjatë vitit 2021 I cili rezulton se është një ndër nivelet më të mira të arritura gjatë viteve të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!