Banka Qendrore Evropiane: Konsumatorët kanë frikë nga rritjet e reja të çmimeve

schedule13:55 - 4 Korrik, 2024

schedule 13:55 - 4 Korrik, 2024

Konsumatorët në Eurozonë presin inflacion prej 2.8 për qind në 12 muajt e ardhshëm, sipas sondazhit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për muajin maj. Rezultati tregon se pritjet e konsumatorit për inflacionin janë më të ulëta se në prill, kur ishin 2.9 për qind, dhe në të njëjtën kohë më të ulëtat që nga shtatori 2021.

Qytetarët e Eurozonës presin që inflacioni të jetë 2.3 për qind në tre vitet e ardhshme, që gjithashtu përfaqëson një rënie të lehtë krahasuar me 2.4 për qind në prill.

Konsumatorët besojnë se të ardhurat e tyre nominale do të rriten me 1.2 për qind në 12 muajt e ardhshëm, pra me një ritëm shumë më të ngadaltë se norma e inflacionit.

Qytetarët e Eurozonës të anketuar presin një rënie të lehtë ekonomike prej 0.8 për qind në vitin e ardhshëm, si dhe papunësi prej 10.7 për qind.

Sondazhi u krye në internet, në një kampion prej rreth 19,000 konsumatorëve të rritur nga 11 vende të Eurozonës.

Sondazhi është kryer në Belgjikë, Gjermani, Spanjë, Francë, Itali, Holandë, Irlandë, Greqi, Austri, Portugali dhe Finlandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!