Banka e Shqipërisë rrit për herë të pestë brenda vitit normën e interesit

schedule16:15 - 2 Nëntor, 2022

schedule 16:15 - 2 Nëntor, 2022

Rritja drastike e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve ka detyruar Këshillin Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë që të rrisë për herë të 5 brenda një viti normën bazë të interesit.

Ky vendim i Bankës së Shqipërisë ka si synim që të forcojë monedhën shqiptare kundrejt monedhave të huaja por njëkohësisht është një penalizim për qytetarët që kanë kredi në lekë. Tashmë kreditë në lekë bëhen më të shtrenjta për xhepat e qytetarëve.

Inflacioni i lartë sipas Bankës së Shqipërisë do vijoj edhe për dy muajt e mbetur të këtij viti ndërsa ka shkaktuar ngadalësim të ecurisë ekonomike në vend. Sipas INSTAT, inflacioni në shtator arriti në 8.1%, niveli më i lartë që prej vitit 1998.

VENDIMET PËR RRITJEN E NORMËS SË INTERESIT NGA BSH

24 MARS 2022 1%
7 KORRRIK 2022 1.25%
3 GUSHT 2022 1.75%
5 TETOR 2022 2.25 %
2 NËNTOR 2022 2.75%

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!