Banka e Shqipërisë raporton se gjatë vitit 2022 në vend erdhën 1.37 miliardë euro

schedule15:49 - 29 Mars, 2023

schedule 15:49 - 29 Mars, 2023

Investimet e huaja kanë pasur një ecuri mjaft pozitive gjatë vitit që lamë pas. Nëse i referohemi statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit që lamë pas në total janë regjistruar 1.37 miliardë euro investime. Kjo shifër tregon se tashmë  është tejkaluar edhe ngërçi i krijuar gjatë periudhës së pandemisë .

Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë konstatohet një rritje me gati 33 %. Investimet e huaja direkte vlerësohen se arrijnë  në nivelin 388 milionë euro ose rreth 28% më të larta në terma vjetorë.

Ndërkohë që sipas shteteve Holanda mban vendin e parë përsë i përket investimeve të huaja. Gjatë vitit 2022  ky shtet ka regjistruar një vlerë prej 219 milionë eurosh investime në ekonominë shqiptare.

Holanda preferohet për  regjistrimi të kompanive pasi ofron kushte të favorshme  duke shmangur tatimin e dyfishtë

Më pas renditet Italia .Gjatë vitit që lamë pas nga ky shtet në Shqipëri është investuar rreth 136 milionë euro dhe janë të përqendruara sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Ndërkohë Gjermania pozicionohet në vend të tretë.

Investimet  nga vendet e rajonit mbeten në nivele minimale në Shqipëri. Kosova regjistron  një fluks prej  63 milion eurosh ndërkohë që Maqedonia e Veriut, Greqia si dhe Serbia pozicionohen në nivele pothuajse minimale.

Gjatë tremujorit të katërt 2022, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve  dhe ndërmjetësimi financiar në masën 17%,  si dhe në sektorin  dhe të komunikacionit në  nivelin 11%./abcnews.al