Kriza e përgjithshme e energjisë dhe e çmimeve duket se ka ndikuar në uljen vlerësimeve për ecurinë ekonomike në muajt në vijim.
Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë muajit gusht treguesi i besimit në ekonomi regjistroi rënie me 1.8 pikë. Ndikim kryesor kanë dhënë tre sektorë që janë shërbimet, tregtia dhe industria .
Treguesi i besimit në shërbime pësoi rënien më të madhe me 5.8 pikë përqindje në muajin gusht, për të dytin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm
Ndërkohë edhe treguesi i besimit në tregti ra me 4.4 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar nga vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit të tyre .
Edhe vlerësimet në sektorin e industrisë ranë me 4.1 pikë përqindje në gusht. Kjo u reflektua në të tre komponentët përbërës, kërkesa e huaj dhe ajo e brendshme, si edhe vlerësimet për prodhimin aktual..
Në ndryshim nga sektorët e tjerë treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.4 %.Përmirësimi u shkaktua nga vlerësimet optimiste të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues.
Po ashtu pritshmëritë e besimit konsumator u rrit me 1.8 pikë përqindje në muajin gusht.
Kjo rritje reflektoi kryesisht pritjet më optimiste për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend./abcnews.al/


