Banka Botërore ka miratuar një paketë emergjente prej 723 milionë dollarësh të kredive dhe granteve për Ukrainën, shkruan CNN
Paketa përfshin një kredi prej 350 milionë dollarësh. Banka premtoi gjithashtu se do të punonte në miratimin e një pakete tjetër mbështetjeje prej 3 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Gjithashtu Banka Botërore tha se do të ofronte ndihmë për fqinjët e Ukrainës që kanë strehuar refugjatët.
“Ky është i pari nga shumë hapat që ne po ndërmarrim për të ndihmuar në adresimin e kësaj krize ekonomike” tha presidenti i Bankës Botërore, David Malpass.
/abcnews.al