Banesat u dëmtuan nga tërmeti, qindra familje në Sukth ende në konteniere

schedule09:56 - 26 Maj, 2020

schedule 09:56 - 26 Maj, 2020

Qindra familje në Sukth të Durrësit vijojnë të qëndrojnë në konteniere. Banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe janë të pabanueshme.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se këta banorë jënë prej muajsh pa shtëpi, ndërsa ende nuk kanë informacionin e duhur se edhe sa do të qendrojnë në konteniere.

“Këtu jemi mirë. Nuk e dimë kur do i ndërtojnë shtëpitë. Vetëm para ca ditësh na thanë ca do i shembin, ca do i riparojnë”, thotë një banor.

Pandemia vonoi edhe procesin e rindërtimit, i cili nuk ka filluar ende masivisht. Ndërkohë në Sukth dhe fshatra të tjera të Durrësit ka edhe familje që prej nëntorit jetojnë në çadra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!