Banesat në Rrëshen ‘zgjohen’ nën ujë / Kryefamiljari bën apel: Na ndihmoni

schedule13:24 - 8 Nëntor, 2023

schedule 13:24 - 8 Nëntor, 2023

Që prej mëngjesit të kësaj të mërkure, Rrësheni është zgjuar i pushtuar nga reshjet. Si pasojë, disa nga banesat janë përmbytur. Megjithatë, gjatë orëve të para të paradites, banorët kanë punuar, gjithashtu me ndihmën e bashkisë për të hequr ujin nga banesat e tyre.

Gazetarja Ema Shazivari ka shkuar në një banesat e përmbytura në Rreshen, ku ka folur dhe kryefamiljari. Ai ka bërë thirrje për ndihmë, pasi e gjithë shtëpia e tij është e mbushur me ujë.

“Që mbrëmë ka ardhur uji dhe kemi hapur kanalet dhe na është futur në banesë. Kemi hapur një pusetë që uji mos të na rri brenda dhe të na zërë korrenti. Nuk kanë ofruar asnjë ndihmë. Lajmëruam bashkinë, por nuk na kanë ardhur. Uji na hyri brenda në shtëpi. Me fëmijët dhe çunat u munduam ta largojmë ujin. Ne kemi nevojë, në qoftë se ka mundësi ky shtet të na japi një ndihmë sa të ketë mundësi”, tha kryefamiljari./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!