Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet baza e drogës/ Tiranë, përshtati banesën, pranga 61 vjeçarit

schedule08:36 - 19 Gusht, 2025

schedule 08:36 - 19 Gusht, 2025

TIRANË- Policia e Tiranes ka vënë në pranga një 61-vjeçar që akuzohet se kishte përshtatur banesën e tij ne zonen e Yzberisht për përpunimin e lëndëve narkotike dhe më pas tregtimin e tyre.

Ne pranga ka perfunduar shtetasiShkëlqim Krashi. Sipas policise, gjatë  kontrollit në banesë, u  sekuestruan rreth 17 kilogramë lëndë  narkotike të llojit kanabis në formë çokollate, të ndara në 69 paketime, si dhe 22.5 litra vaj kanabisi.

Po keshtu gjate kontrollit u gjeten dhe 65 grame kokaine si dhe dy arme zjarri pa leje. Sipas policisë, sasia totale e drogës ne rast se do të shitej ne treg kap një vlerë prej afërsisht 500 mijë euro.

Mesohet se Krashi e siguronte lënden narkotike nga Maqedonia e Veriut dhe në banesen e tij bënte ndarjen e saj në doza më të vogla për t’a shitur kryesisht në zonen ku ai jetonte në Yzberisht.

Hetusit kanë dyshime se përvec 61-vjecarit ka të përfshire edhe persona të tjere dhe po punohet per identifikim dhe kapjen e tyre.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!