Banesa në flakë, flet pronari: Isha në kafe! Fqinji: U ktheva nga rruga, hera e dytë që digjet ajo shtëpi

schedule09:53 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:53 - 12 Nëntor, 2020

Pronari i shtëpisë së banesës 2-katëshe që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë ka treguar për mediat se nuk ka qenë në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. Ai tha se kishte zbritur për të pirë një kafe dhe nëna e tij e moshuar është nxjerrë jashtë nga fqinjët dhe është dërguar në spital.

“Është shtëpia ime ajo që është djegur. Kisha lënë prizën ndezur me mamanë nuk e di. Zbrita për një kafe dhe kur erdha ishte djegur. Mamaja është në spital nuk e di si është se ka vajtur motra ta shikojë. Plaka nuk ka qenë e paralizuar. E ka nxjerrë një gjiton nga banesa”, u shpreh ai.

Ndërkohë fqinji i tyre shprehet se është kthyer nga Fieri pasi ishte nisur për në Tiranë, në momentin kur ka marrë lajmin. Ai thotë se është trembur për shkak se ka një motër të sëmurë në shtëpi. Por ky nuk është rasti i vetëm që bie flaka në këtë banesë. Fqinji shprehet se kjo ka ndodhur edhe më herët dhe ka qenë vetë ai që ka ndërhyrë për të shuar flakët.

“Isha nisur për Tiranë, jam kthyer nga Fieri. Kam një motër të sëmurë me të meta mendore. Më shumë për atë u ktheva. I kanë bërë me gjilpërë se është me tension. Nuk jeton në atë banesë. Atje jeton familja Rapskaku. Ky është rasti i dytë. Njëherë ia kam fikur unë se unë kam zjarrfikësen në shtëpi. Aktualisht në atë shtëpi jetojnë dy persona kanë dhe dy fëmijë në Tiranë”, shprehet fqinji./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!