Prej vitesh as rrezet e diellit nuk hyjnë në shtëpinë e bashkëshorteve Sulaj në Fier. Banesa e rrethuar nga pallatet shumëkatëshe në lagjen “29 Nëntori” po shembet, por të zotët e saj nuk mund të ndërhyjnë dhe as të largohen prej saj.
Të rrezikuar nga shembja e shtëpisë dhe rënia e objekteve prej kateve të sipërme të pallateve, jetojnë me frikë dhe ankth.
“Me punë e me gjak i kam bërë lekët për të ndërtuar këtë shtëpinë. Por jo këtu se këtu nuk të lë ai ballkoni, penxherja. Të prishen pallatet, të më lënë tokën mua. Unë tokën dua, shtëpinë time. Ose të më bjënë lekët. Kokërr më kokërr.”
Stresi i vazhdueshëm ka ndikuar në shëndetin e tyre dhe për pasojë nuk u gëzuan dot me fëmijë.
“Në të vdekur jemi, ranë tërmetet neve me frikë tërë natën përjashta. U bënë ndërtime, ne përjashta…çatia ka rënë.”
Dhimitrov Sulaj thotë se nuk mund të kërkojë dëmshpërblim në gjykatë sa kohë që nuk ka një fajtor. Kur pallatet po ngriheshin një nga një kallëzoi ish kryebashkiakun, Baftiar Zeqaj që dha lejet e ndërtimit, por çështja ndaj këtij të fundit u pushua.
“6 gjyqe ka nis e janë mbyll pas zgjedhjeve kam një tjetër.”
Bumi i ndërtimeve në Fier ka lënë shumë shtëpi njëkatëshe të bllokuara mes pallateve. /abcnews.al/