Banditët shqiptarë marrin peng të afërmit e moshuar të rivalëve

schedule12:05 - 6 Nëntor, 2017

schedule 12:05 - 6 Nëntor, 2017

Banditët shqiptarë të drogës rrëmbejnë të afërmit e moshuar të rivalëve të tyre, për borxhe të vogla deri 200 paund. Një taktikë e përdorur shpesh nga grupet kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe, e që ka bërë bujë në mediat vendase.

Në disa dëshmi të tyre, zyrtarë të lartë të policisë britanike thonë se banditët shqiptare marrin peng prindërit dhe gjyshërit e pjesëtarëve të bandave rivale të narkotrafikut. Në këmbim të lirimit të tyre, u kërkojnë para, drogë ose territor për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se kriminelët e këtij shteti të vogël – siç e përshkruajnë Shqipërinë – janë kaq të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, saqë kanë bërë zap edhe grupet kriminale tradicionale në Angli.

Ju nuk mund ta imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata -Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë përballë brutaliteti absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të këqija që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë – shkruhet në një letër të policisë së Berkfordshajërit drejtuar mediave të interesuara për këto raste.

Policia britanike ka zbuluar edhe disa raste kur banditët shqiptarë modifikojnë  automjete lluksoze dhe i përshtasin për të fshehur paratë e fituara nga aktivitetet kriminale, për ti dërguar më pas në vendlindje. Përmendet rasti i një viti më parë kur Vladimir Cahani dhe bashkëshortja e tij Ardita u kapën në përpjkeje për të kontrabanduar 130 mijë euro me makinë e tyre.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe shifrat e fundit tregojnë se vetëm 32 mijë shqiptarë jetojnë në Britani, nga këto 572 prej tyre janë në burg.