“Bandat kanë ndryshuar taktikë”, Ervin Karamuço zbulon si veprojnë “të fortët”

schedule22:02 - 14 Prill, 2023

schedule 22:02 - 14 Prill, 2023

TIRANË– Mbajtja e zgjedhjeve në Shqipëri shpeshherë është shoqëruar me përplasje, ku dha ka pasur viktima. Katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, pas një përplasje me armë zjarri u vra Pjerin Xhuvani dhe katër të tjerë mbetën të plagosur në qytetin e Elbasanit.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se në këto zgjedhje qarku i Elbasanit pritet të jetë qarku më i qetë. Ai tha ase bandat kanë ndryshuar taktikë, ku një pjesë është larguar nga vendi, ndërsa të tjerët shtoi ai kanë zgjedhur heshtjen.

“Të gjitha bandat kanë ndryshuar taktikë. Disa prej tyre, ata problematikë që janë në kërkim, janë larguar, janë në disa shtete të tjera. Ata që janë, rrinë në heshtje, rrinë pa zhurmë. Elbasani do jetë një nga zonat më të qeta në Shqipëri. Zonat e tjera, që janë parashikuar si më të nxehta, nuk rezulton se është Elbasani”, tha Karamuço në “Zonë e Lirë”./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!