Banda shqiptare godet me thikë bashkatdhetarin për një uiski! I riu: Dua të kthehem në Shqipëri

schedule23:01 - 6 Nëntor, 2020

schedule 23:01 - 6 Nëntor, 2020

Shtatë shqiptarë kanë dalë të enjten para gjykatës në Gjermani pasi akuzohen se në muajin maj kanë qëlluar me thikë një tjetër bashkëkombas shqiptar rreth 35-vjeç.

Shoku i autorit, Flavian H. vetëm 20-vjeç kishte vetëm tre muaj që ishte vendosur në Gjermani kur u përfshi në skemën e drogës. Gjatës natës kur ndodhi ngjarja të rinjtë kishin konsumuar uiski dhe kokainë.

Ai tha se personi që ra pre e sulmit të tyre mori një shishe uiski pa lejen e tyre dhe më pas sherri mes tyre u përshkallëzua. Shqiptari pësoi 12 plagë në trup. Ai u mjekua në një klinikë dhe më pas u larguar në shtëpi pa e denoncuar rastin. Më pas policia ra në gjurmët e grupit pas arrestimit të Flavian.H. Gjatë rrëfimit ai deklaroi se nuk donte të kishte ardhur në shtetin gjerman dhe tashmë do të kthehet në Shqipëri./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!