Banda Maroon 5 vjen me një lajm të jashtëzakonshëm

schedule22:33 - 19 Shtator, 2018

schedule 22:33 - 19 Shtator, 2018

Banda e njohur muzikore Maroon 5 vjen më një lajm emocionues për të gjitha fansat. Pas një viti shumë të suksesshëm në karrierën e tyre, sipas burimeve të revistës “Billboard”, ata do të performojnë në ceremoninë e Super Bowl.

Kjo ceremoni mbahet në nder të finales së kampionatit amerikan të futbollit dhe në pjesën e pushimit ndeshjes gjithmonë është mbajtur një shfaqje me këngëtarët më të njohur botërorë. Lista e performuesve përfshin ikona të muzikës pop si: Madonna, Beyonce, Michael Jackson, Prince, Lady Gaga etj. Vitin e kaluar, në këtë event interpretoi Justin Timberlake një set nga këngët e tij më të famshme, por performanca nuk u prit mirë nga publiku. Kjo gjë vjen si shkak i pjesëmarrjes së tij të mëparshme në Super Bowl të vitit 2004, si i ftuar special i këngëtares Janet Jackson, ku në një incident gjatë koreografisë ai i ekspozoi gjoksin artistes duke zemëruar publikun dhe shkatërruar karrierën e saj. Fansat akoma fajsojnë Justin për këtë incident.

Performimi në Super Bowl konsiderohet si kulmi i karrierës së një këngëtari, pasi në të zgjidhen vetëm këngëtarë të cilët kanë patur një karrierë të suksesshme dhe një popullaritet të madh. Nga një performancë e tillë artistët gjithashtu kanë përfitime të jashtëzakonshme pasi kjo ngjarje ndiqet nga një audiencë e gjerë. Performanca me shikueshmërinë më të lartë mbetet ajo e këngëtares Katy Perry në vitin 2015 e cila arriti të mblidhte 120.7 milionë shikues. Si pasojë, artistët kanë shitje të panumërta nga një ekspozim i tillë në publik dhe fama e tyre shkon në nivele stratosferike.

Tashmë është radha e bandës Maroon 5 që të damkosin trashëgiminë e tyre muzikore. Nuk dihen ende detajet se çfarë kanë vendosur të realizojnë dhe nëse do të kenë të ftuar të tjerë, por është ende herët pasi eventi zhvillohet gjatë muajt shkurt të vitit të ardhshëm. Këtë vit, banda me në krye vokalistin Adam Levine lançuan projektin e tyre muzikor “Girls Like You” në bashkëpunim me reperen Cardi B, e cila rezultoi të pritej shumë mirë nga fansat. Për momentin kënga ndodhet në vend të dytë në klasifikimet muzikore amerikane dhe ka arritur të marrë deri më tani rreth 900 milionë klikime në You Tube./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!