Banda e trafikut të drogës/Shefi i komisariatit të Kurbinit transportonte anëtarët e grupit kriminal

schedule12:54 - 10 Tetor, 2023

schedule 12:54 - 10 Tetor, 2023

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar edhe rolin e shefit të komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj të arrestuar një ditë më parë si pjesë e grupit të Gëzim Çelës në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet se Metaj iu mundësonte lëvizjen nga një vend në një vend tjetër anëtarëve të grupit kriminal, përfshi Gëzim Çelën për ti shpëtuar postoblloqeve dhe kontrolleve të policisë. Nga hetimet ka rezultuar se, shefi I policisë ka ushtruar kontrolle fiktive në banesën e familjarëve të Çelës për të lehtësuar pozitat në rast të gjetjes së sendeve të jashtë ligjshme.

Po kështu, hetuesit kanë dyshime të përfshirjes së Gëzim Çelajt edhe në tentativën për të trafikuar një sasi prej 42 kg heroinë, që u kap në Rinas në prill të këtij viti.

Në atë kohë në pranga u vu 31-vjeçari Armando Papa dhe u shpall në kërkim një person tjetër. Nga hetimet ka dyshime se lënda narkotike vinte nga Turqia dhe përpunohej në zonën e Fushë Kuqes. Një ditë më parë, policia e shtetit vuri në pranga Dritan Metajn dhe shpalli në kërkim Gëzim Çelën, Arben Dalipaj, dhe Roland Guzën. Sipas prokurorisë këta persona rezultojnë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës në vijim të operacionit “Flakë deti”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!