Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Banda e Laert Haxhiut/ Dëshmon për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani, zbërthen 17 episode kriminale

schedule12:27 - 4 Qershor, 2025

schedule 12:27 - 4 Qershor, 2025

Banda e Laert Haxhiut, dëshmon për herë të parë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani Ai pranoi te bashkepunoje me SPAK duke rrefyer 17 episode kriminale

Per kete dosje SPAK ka marre te pandehur 8 persona qe akuzohen per ngjarje kriminale ne disa qytete te vendit

Artan Tafani u arrestua ne shtator te 2023 pasi grabiti me arme nje pike kembimi valutor ne zonen e Astirit.Tafani para GJKKO i pergjigjet pyetjeve te prokurorit te ceshtjes, Behar Dibra



Artan Tafani: Kam qene emigrant ne Greqi, jam marre me droge atje kisha probleme, pastaj jam kthyer ne Shqiperi ku ne vitin 2015 rash ne burg per vjedhje, kisha probleme ekonomike, e vuajta denimin ne burgun e Rrogozhines dhe Kosoves ne Lushnje. Kam qene dhe perdorues droge, ne 1997 me vrane babane ne fshatin Karbunare dhe ika me nenen ne Greqi, isha i vogel kishim nje biznes familjare me materiale ndertimi, fillimisht punova pune te ndershme ne Greqi me bojra, lyerje. 2006 qe erdha ne Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain pune ndertim dhe lyerje, lash edhe drogen por me pas u ngaterrova prap dhe rash ne burg ne 2015. Vodha nje Ëestern Union, aty me dergonin lek njerzit e aferm nga Greqia, pas disa muajsh me arrestuan dhe u denova 6 vite burg.

Ne paraburgim jam njohur me disa cuna nga Lushnja, erdhi nje Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares dhe arma u gjet tek stani i babait te Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu. Pas Lulzimit erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi ndenj aty, pasi dola nga burgu e kam takuar te nje karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu me coi llaf Klajd Taullahu do te takoj Lulzimi, donte te benim ndonje pune me mall, pastaj u takuam tek Palma Nova me Laert Haxhiun, ishte hera e pare qe e takoja. Anterio Kaloshin e kisha ne burg ne Rrogozhine, une vete kam dhe emrin tjeter Marius.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!