Sot u kap 23 vjeçari, si funksiononte “banda e fajdeve” në Shkodër

schedule11:15 - 20 Prill, 2020

schedule 11:15 - 20 Prill, 2020

Një skemë fajdesh u zbulua në fillim të marsit të vitit 2019 në qyetetin e Shkodrës. Në kuadër të një hetimi, dhe gjatë një operacioni të quajtur “Maranaj”, policia askohe arrestoi 12 persona, nën akuzën e “dhënie të hollash me fajde”, ndërsa sot arrestoi personin e 13. Bëhet fjalë pikërisht për 23 vjeçarin Januz Alia.

Por si funksiononte skema e cila surprizoi blutë e Shkodrës por edhe togat e zeza?

Prokuroria në atë kohë njoftoi se personat e përfshirë ishin avokatë, policë dhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës.

Ky grup jepte para me fajde, por nëse klientët nuk mund t’i kthenin, ata u merrnin gjithçka kishin.

Këta persona jepni hua me një përqindje që varionte nga 3-20% të shumës.

Nëse kjo shumë nuk kthehej, personat e përfshirë në skemë sekuestronin makinat dhe pronat e personave që kishin marrë huanë.

Në atë kohë u dyshua se aktiviteti i  këtyre 12 personave, ishte shtrirë edhe në qytete të tjera po edhe në kryeqytet.

Në këtë ngjarje u përfshi edhe ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani së bashku me dy djemtë Elton dhe Robert Radovani.

Ish-prefekti Radovani ishte personi që denoncoi i pari fenomenin.

Denoncimi u krye nga vetë ish-prefekti, që vendosi në atë kohë të denoncojë dy djemtë e tij për mashtrim.

Ai nuk mund të përballej më me borxhlinjtë që thuajse çdo ditë i kërkonin paratë dhe po e çonin drejt falimentimit.

Këto fajde të marra nga djemtë, bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij.

Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte.

Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që edhe t’i bënin presione.

I ndodhur mes këtyre problemeve në një moment Paulin Radovani ka vendosur që të shkojë në prokurori, dhe të denoncojë disa prej emrave të cilëve ai vetë apo dy djemtë e tij i kishin marrë para hua.

Pas denoncimit të tij, prokuroria dhe policia nisën hetimet ndërsa shumë prej bisedave u regjistruan nga vetë ish-prefekti Radovani, i cili ka patur një përgjues që ia kanë dhënë prokurorët kur ka diskutuar këto çështje me fajdexhinjtë.

Pas rreth dy muajsh erdhën edhe arrestimet në kuadër të operacionit “Maranaj” duke vënë në pranga shtetasit:

Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani ish kancelar ne gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj 52 vjeç dhe Ilir Sokoli 38 vjeç, ish drejtor i patentave në Shkodër, 3 të tjerë u shpallën në kërkim  ndërsa u pezulluan nga detyra Valbona Hajdari notere në Shkodër dhe Ergys Lohja, efektiv policie.

Bëhej fjalë për një shumë prej 8 milion euro nga Elton Radovani, dhe 5 milion euro të tjera nga djali tjetër Roberti, para, që sipas Policisë u tha se janë përdorur në baste e bixhoze brenda dhe jashtë vendit.

Dy djemtë e ish-prefektit të Shkodrës, një prej të cilëve edhe anëtar në këshillin bashkiak, kishin marrë hua shuma të mëdha parash tek persona të ndryshëm në Shkodër.

Emrat e Elton dhe Robert Radovanit kanë qenë në krye të listës së të kërkuarve nga Interpoli Ndërkombëtar.

Eltoni u arrestua në Paraguaj në fillim të muajit Tetor, pasi për të ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për llogari të shtetit Shqiptar.

Ndërkohë ditën e sotme në kuadër të këtij operacioni u arrestuar edhe personi i 13-të i akuzuar  Januz Alija, si i përfshirë në të ashtuquajturën “banda e fajdeve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!