Pse bamirësia nuk do t’i japë fund fatkeqësisë së COVID-19 në Afrikë

schedule10:28 - 7 Gusht, 2021

schedule 10:28 - 7 Gusht, 2021

Nga Patrick Gathara, Al jazeera

Vitin e kaluar, miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, u kritikua nga shumë persona pasi ai paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund të mposhtë shërbimet e shëndetit publik  dhe të shkaktojë 10 milionë viktima.

Dhe ndërsa pandemia dukej se po anashkalonte kontinentin, mëdyshja e mediave perëndimore se pse numri i vdekjeve në Afrikë ishte më i ulët në krahasim me amerikanët dhe europianët  shkaktoi zemërim tek të gjithë.

Javën e kaluar, në një artikull të botuar në Nature, Mosoka Fallah, zëvendësdrejtor për shërbimet teknike në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se “vdekjet masive nga COVID-19 kanë shënuar rritje në Afrikë”.

Në një artikull prekës për luftën e familjes së tij me COVID-19, Larry Madowo, një korrespondent ndërkombëtar i sapo emëruar për CNN nga Kenia, zbuloi se si ai kishte humbur xhaxhain e tij nga sëmundja dhe si zemra e tij rrihte pa pushim sa herë që merrte një telefonatë rreth gjendjes së gjyshes së tij, raporton abcnews.al

“Edhe në moshën 96 -vjeçare,” shkroi ai, “gjyshja ime Keniane ishte ndër qindra miliona njerëz në botën në zhvillim e cila nuk ishte vaksinuar  sepse kombet e pasura kishin marrë shumicën e vaksinave.

Ai vuri në dukje se edhe në vende si Ruanda, ku janë zbatuar rregulla të rrepta për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave, bllokimet dhe shtetrrethimet vazhdojnë të jenë efektive “sepse vetëm vaksinat ofrojnë mbrojtje të vërtetë”.

Afrika po përballet me një periudhë të vështirë dhe se kontinenti në shumë mënyra është  i papërgatitur për atë që po vjen pothuajse në çdo nivel. Me vetëm më shumë se 1 përqind të popullsisë së saj të vaksinuar, pa pajisje të mjaftueshme të specializuara siç janë shtretërit e ICU ose pajisjet e oksigjenit, dhe me një përqindje më të lartë të vdekjeve në mesin e të sëmurëve rëndë sesa mesatarja globale, kontinenti ndodhet në humnerë.

Vaksinat janë padyshim mbrojtja më e mirë kundër Covid, duke zvogëluar masivisht shanset për sëmundje serioze, shtrimin në spital dhe vdekjen. Por siç ka treguar përvoja, Perëndimi nuk po bën magji. Sepse përveç vaksinave nevojiten edhe masat e marra si distancimi social dhe mbajtja e maskave.

Në 1990, Dr James Reason i Universitetit të Mançesterit prezantoi “Modelin e Djathit Zviceran”. Në model, mbrojtjet cilësohen si një sërë barrierash. Sidoqoftë, çdo pengesë nuk është e përsosur dhe ka dobësi  dhe boshllëqe- prandaj duket e ngjashme me një fetë djathi zviceran.

Këto boshllëqe ndonjëherë mund të lejojnë që një gabim ose rrezik, siç është një virus, të kalojë. Vaksinat COVID-19 janë vetëm feta e fundit e djathit, jo një zëvendësim për të gjitha fetat e tjera, të cilat përfshijnë informacione publike, testime, gjurmime dhe izolime të kontakteve, si dhe larjen e duarve, distancimin shoqëror dhe maskat.

Vendet afrikane mund të mos kenë vaksina, por  kanë kapacitetin dhe përvojën për të rreshtuar shumë feta të tjera dhe kështu ofrojnë një masë të konsiderueshme mbrojtjeje për qytetarët e tyre edhe gjatë përpjekjeve për të blerë vaksina.

Perëndimi është sjellë në mënyrë të neveritshme kur bëhet fjala për çështjen e sigurimit të vaksinave, grumbullimin e rezervave që nuk i duhen dhe qëllimisht mohimin e atyre që kanë nevojë për to. Edhe kur ata kanë dhuruar vaksina, siç bënë britanikët këtë javë, vaksinat kanë qenë të padobishme sepse kanë qenë afër datës së skandencës.

Drejtori i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, John Nkengasong, ka shprehur shqetësimin se kjo mund të përhapë keqinformime se ” vaksinat janë dhuruar dhe nuk janë përdorur”.

Shkrimtari, analisti politik dhe aktivisti kenian, Nanjala Nyabola, gjithashtu ka vënë në dukje “dinamikën e varësisë” që po krijohet nga Perëndimi, duke u mohuar vendeve afrikane mundësinë për të blerë vaksina, raporton abcnews.al

Në Kenia, masat për higjienën e duarve, përdorimin e maskave dhe distancimin shoqëror janë ende në fuqi. Sidoqoftë, pas përhapjes së variantit Delta qeveria ka vendosur një serë kufizimesh, duke zgjatur shtetrrethimin gjatë natës dhe duke ndaluar tubimet publike.

Por menaxhimi nga ana e qeverive në të gjithë kontinentin nuk ka qenë shumë efektiv. Në Kenian perëndimore, varianti Delta është përhapur kudo. Vërtetësia e statistikave të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë është vënë në pikëpyetje, fondet e reagimit ndaj COVID-19 janë plaçkitur dhe përpjekja e vaksinimit është peng i luftimeve midis “sipërmarrësve të tenderva” për kontrata fitimprurëse.

Edhe përballë aparteidit të vaksinave, Afrika nuk është më “kontinenti i pashpresë” i imagjinatës perëndimore.

Njerëzit kanë ende shumë për të bërë dhe qeveria duhet ti japë fund spektrit të mjerimit dhe vdekshmërisë masive edhe në mungesë të vaksinave dhe përgjegjësisë,  dhe mbase bamirësia është rruga më e mirë e kontinentit për të dalë nga pandemia.

Sonila Backa-abcnews.al