Bamirësi në heshtje për të prekurit e tërmetit, shembull fantastik nga Tetova

schedule09:32 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 09:32 - 2 Dhjetor, 2019

Vazhdon solidariteti dhe ndihmat për të prekurit nga tërmeti që ra në Shqipëri mëngjesin e 26 nëntorit. Populli po tregon një zemër të madhe dhe të gjithë janë gati të dhurojnë diçka.

Së fundmi ka reaguar edhe presidenti i Shkëndijës së Tetovës. Lazim Destani, filantropi dhe pronari i kompanisë “Ecolog”, ka dhuruar 3 milionë euro. Familja Destani nuk ka dashur ta bëjë publik këtë veprim dhe ka preferuar të ndihmojë në heshtje.

Humanizmi i Destanit u vu re edhe në momentin që mori drejtimin e klubit tetovar, duke shpëtuar Shkëndijën nga falimentimi dhe duke e rikthyer në një nga klubet më të forta shqiptare.

Të shumta kanë qenë edhe kontributet e lojtarëve të ndryshëm të kombëtares, mes tyre edhe Eros Grezda, i cili ka vendosur të dhurojë 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!