Bamir Topi: Ilir Meta garant i Kushtetutës, mazhoranca e vuri me shpatulla pas murit

schedule19:31 - 4 Qershor, 2020

schedule 19:31 - 4 Qershor, 2020

Ish-presidenti Bamir Topi ka dalë pro qëndrimit të presidentit Ilir Meta në përplasjet me qeverinë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Topi tha se mazhoranca ka hequr nga kushtetuta instrumentin e presidentit për të kërcënuar me dorëheqje në raste se shkelen ligjet.

Deklaratat e politike të Metës ai i quajti normale për sa kohë është vënë me shpatulla pas muri drejtpërdrejtë nga qeveria.

“2008 mua më gjeti në një pozicion që nuk e kisha një vit më parë. Presidenti ka një instrument që nuk e pranon një lloj politike dhe kërkoj dorëheqje.

 Kjo do të thotë se mazhoranca rrëzohet. Ata i hoqën presidentit edhe atë të drejtë që të kërcënonte me dorëheqje. Edhe Meta është zgjedhur në këtë frymë. Presidenti si një akt të fundit i thotë mazhorancës mos e tepro në këtë politikë se do më çdo në dorëheqje.

Meta e shikon veten si një president me mundësi të pakta. Ai mund të ketë nuanca të ligjërimeve politike që afrohen me opozitën. Meta është politikan, i ka pasur të gjitha karriget. Edhe presidenti përdor gjuhë politike kur të tjerë të vendosin me shpatulla pas murit.

Kur Komisioni i Venecias i jep të drejtë presidentit duhet të kishte një tërheqje të maxhorancës. Meta është bërë garant i moskapjes së Gjykatës Kushtetuese. Pse duhet ne të presim vendimin e Strasburgut”, tha Topi./abcnews.al