Kur bëhet fjalë për modën, një gjë është e sigurt: gjithçka që ka qenë dikur e vjetër do të jetë përsëri e re. Tendenca më e fundit janë baluket. Ishte një nga stilet më të njohura të flokëve të viteve ’60 dhe po bëhen sërish gjithnjë e më të famshme.
Kjo tendencë, jo vetëm që i përshtatet të gjitha modeleve të flokëve por dhe çdo forme fytyre. Mes personazheve publikë që e kanë përqafuar këtë rikthim janë dhe ato shqiptarë. Nga Dua Lipa, Xhensila Myrtezaj, Luana Vjollca, Engjëllusha Salihu, Dafina Zeqiri dhe deri tek Kida.
/abcnews.al