“Balta nuk kursen politikanët”, forum për klimën e biznesit: Qeveria përgjegjëse për rritjen e korrupsionit

schedule15:37 - 11 Shkurt, 2020

schedule 15:37 - 11 Shkurt, 2020

Beteja me korrupsionin kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë faktorëve që të rezultojë efektive. Ky mesazh u percoll gjatë një aktiviteti me dhjetra pjesëmarrës të organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj foli për perceptimin e përfshirjes në afera, të të gjithë politikaneve.

“Balta nuk kursen ata që janë në politikë dhe nuk ndan politikanët me integritet nga ato pa integritet”, tha Gjonaj.

Ndërsa kryetari ekzekutiv i ICC Albania,  Ilir Daci u shpreh për përgjegjësinë e biznesit dhe të qeverisë përballë korrupsionit në rritje.

“Sigurisht nuk është vetëm integriteti, është gjithashtu lufta kundër korrupsionit, që është përgjegjësi e të gjithëve”, deklaroi Daci.

Pjesë e këtij forumi, Ambasadorja e  Mbretërisë së vendeve të Ulëta në Shqipëri, theksoi faktin se asnjë vend nuk është i paprekshëm nga korrupsioni dhe minimizimi i tij nuk mund të ndodhë në një kohë të shkurtër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!