Newcastle ka shfaqur interesim për nënshkrimin e sulmuesit italian, Mario Balotelli.
Sipas “Dayli Star”, anglezët kanë filluar kontaktet e para me klubin turk Adana për një rikthim të mundshëm të Balotellit në Premier League.
Nga Anglia janë të sigurt se SuperMario do të nënshkruaj me klubin e Newcastle.
Paraqitja e fundit e italianit në Angli daton 7 vite më parë, kur me fanellën e Liverpool-it luajti ndaj Hull City më 28 prill 2015./h.ll/abcnews.al