Koronavirusi është tema e momentit në Itali dhe Mario Balotelli ka shprehur mendimin e tij në lidhje me situatën e krijuar. Shkollat janë mbyllur, gjithashtu dhe shumë biznese, teksa dje nuk u luajtën katër ndeshje të Serie A.
Askush nuk e ka të qartë nëse do të zhvillohet fundjava e ardhshme dhe vendi fqinj ka marrë masa të mëdha mbrojtëse kundër virusit që po përhap panik të madh. Sulmuesi i Brescia shfaqet i shqetësuar në një prononcim në rrjetet sociale
“Një çështje shumë serioze, jemi si në gjendje lufte. Mbyllini stacionet, aeroportet, portet dhe doganat derisa ta gjeni kurën. Do ta bëni kur të jemi infektuar të gjithë?“, deklaron sulmuesi italian. /abcnews.al