Mario Balotelli ka marrë skenën dhe flet për atë që ndodhi në ndeshjen Hellas Verona-Brescia. Sulmuesi goditi topin drejt tribunës së ultrasve dhe më pas pati shumë polemika. Sulmuesi italian ka folur në programin “Le Iene” dhe thekson se pranon ofendime të ndryshme, por jo me baza raciste.
“E di që nuk duhet t’i marrim seriozisht këta njerëz, por nuk mund të anashkalojmë atë që ata bëjnë. Nëse nuk reagoj, asgjë nuk do të ndodhë. Mund të më thoni idiot, nuk e kam problem. Nëse më thërrisni ‘negro’ nuk ndodh gabimisht. Kjo është serioze. Nuk ishte e bukur ajo që ndodhi. Absolutisht nuk kam akuzuar Veronën, as ultrasit, por ata idiotë që ishin përgjegjës”, ka thënë Balotelli.
Sulmuesi bën thirrje që të dënohen përgjegjësit: “Racizmi është i papranueshëm. Nëse do të ‘shkatërrosh’ një lojtar, kë mijëra mënyra të tjera. Më pëlqejnë ultrasit e Veronës, e pranoj që janë zbavitës me ngacmimet e tyre dhe i pranoj, por jo koret raciste. Mos i ndëshkoni ultrasit, të cilët janë bukuria e futbollit. Dënoni ata 20 idiotë që i dëgjova. Nuk ishin 2 apo 3 veta, i dëgjova nga fusha dhe ishin më shumë. Jepuni atyre një përjashtim për një ose dy vite”.
Balotelli në fund deklaron: “Vajza ime, Pia, e ka parë këtë ngjarje në TV dhe kjo e bëri atë që të lëndohej tre herë më shumë. Ka ndodhur edhe me të më parë dhe nuk mund të fyesh një fëmijë me fjalë të tilla. Ne të rriturit duhet të vendosim standardin dhe të tregojmë qytetari. Nuk po them se jam ndryshe nga lojtarët e tjerë me të cilët abuzohet njëlloj me të bërtiturat si majmun, por problemi ëshët se unë jam italian 100% dhe dua të kthehem në kombëtare”.


