Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balotazh në Kosovë/ Të dielën votohet në 18 komuna, gara më e fortë për Prishtinën dhe Prizrenin

schedule15:10 - 8 Nëntor, 2025

schedule 15:10 - 8 Nëntor, 2025

Ditën e diel qytetarët e Kosovës votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë më të drejtë vote zgjedhin kryetarët e 18 komunave, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në raundin e parë në 12 tetor.

Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtria, Juniku dhe Mamushi e Kllokoti, janë komunat që shkojnë sërish në zgjedhje.

Në raundin e parë Partia Demokratike e Kosovës fitoi 3 komuna (Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit) dhe kryeson në 4 komuna që shkojnë në balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut.

Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 2 komuna (Istog dhe Lipjan) por kryeson në 6 nga 9 komuna të tjera që shkon në balotazh: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Obiliq.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u përballë me një humbje të thellë në raundin e parë, duke marrë vetëm tre komuna, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Partia e Kurtit nuk fitoi asnjë komunë të madhe më 12 tetor dhe shkon në balotazh në 12 të tjera, ku veç Gjilanit dhe Fushë Kosovës renditet forcë e dyte. Edhe në Prishtinë, kandidati i Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, doli pas Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike në raundin e parë, edhe pse askush nuk mori 50% + të votave.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt fitoi vetëm në Deçan dhe shkon si kryesuese në Gjakovë, Rahovec, Klinë, Suharekë e Junik.

Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, mori 9 komuna në raundin e parë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!