Baloni Gastrik tek Hygeia, procedura bashkëkohore jo-kirurgjikale që ju ndihmon të bini nga pesha

schedule20:40 - 26 Maj, 2021

schedule 20:40 - 26 Maj, 2021

Obeziteti është kthyer në një fenomen gjithmonë e më të përhapur të kohëve moderne që po jetojmë dhe të qenit në formë apo të pasurit të një peshe ideale është një nga sfidat e të gjithëve.

Jo pak herë ndodh, që për arsye të mosmarrjes me aktivitet fizik, jetës sedentare, kequshqyerjes apo edhe ndikimit të një sërë faktorësh të tjerë, të fitojmë peshë dhe më pas e kemi shumë të vështirë të kthehemi në peshën tonë ideale.

Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës së pacientëve për këto lloj procedurash apo trajtimesh mjekësore kundër obezitetit, Spitali Hygeia së fundmi ka nisur të aplikojë një nga procedurat më inovative dhe jo kirurgjikale, atë të Balonit Gastrik Spatz3, e cila ofrohet nga mjeku gastroenterolog Dr.Plarent Kapo.

“Është një metodë miniinvazive, vendoset nëpërmjet endoskopit, nuk zgjat më shumë se 15 minuta. Baloni Gastrik Spatz3 është një balon i menaxhueshëm, mund të zbrazet dhe të rimbushet në varësi të situatës që i krijohet pacientit.”

Por, çfarë është dhe si funksionon ky Baloni Gastrik?

“Vendosja e tij ka për qëllim metodën edukative tek pacienti, që gjatë një viti të reduktojë sasinë e ushqimit që konsumon, duke zbatuar edhe protokollin e balonit gastrik…Gjatë një viti, mendohet se vendosja e balonit gastrik rrëzon nga 9-19 kg të peshës trupore.”

Krahasuar me procedurat e tjera kirurgjikale, të tilla si; bypass gastrik, palosja gastrike, unaza etj, kjo procedurë ka në sërë avantazhesh. Por, çfarë duhet të kenë në konsideratë pacientët që e kryejnë këtë procedurë?

“Duhet pasur parasysh që ditët e para të vendosjes jep një diskonfort sepse është një trup i huaj që vendoset në stomak. Në 3-4 ditët e para pacienti ndihet në siklet, ka të përziera, mund të ketë episode të vjellash, por këto fenomene, për 3-4 eliminohen.”

Një fjalë e urtë thotë “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, ne ju garantojmë, “mendje të shëndoshë në trup në formë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!