“Balona e përgjimit” shuan shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë

schedule14:11 - 4 Shkurt, 2023

schedule 14:11 - 4 Shkurt, 2023

Zhurma politike për një balonë përgjimi kineze që po fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara jo vetëm që anuloi vizitën e planifikuar në Pekin nga diplomati i lartë amerikan, por gjithashtu kërcënon të prishë përpjekjet e të dy vendeve për të përmirësuar marrëdhënien e tyre të vështirë.

Reagimi në Shtetet e Bashkuara ndaj atij që duket të jetë një mision spiunazhi në kohën e gabuar do të ketë pasoja të vazhdueshme për përpjekjet për të stabilizuar lidhjet mes dy vendeve, tashmë afër niveleve më të ulëta historike.

Disa ligjvënës amerikanë po kërkojnë që presidenti Joe Biden, një demokrat, të kërkojë llogari nga Kina për atë që zyrtarët e quajnë shkelje të papranueshme të sovranitetit të SHBA-së.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i cili shtyu një udhëtim që do të fillonte të premten, tha se do të vizitonte Pekinin atëherë kur të ishin kushtet e duhura, raporton abcnews.al.

Daniel Russel, diplomati më i lartë amerikan për Azinë nën administratën e presidentit të atëhershëm Barack Obama, tha se “alibia qesharake” e Kinës se balona ishte një pajisje për motin, nuk ndihmoi aspak në uljen e tensioneve.

“Ky incident ka acaruar atmosferën dhe nuk ka asnjë garanci që të dy palët mund të ringjallin me sukses momentin e ‘Bali'”, tha Russel, duke iu referuar takimit të nëntorit midis Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në Indonezi, ku ata ranë dakord të rrisin komunikimin.

Lidhjet midis superfuqive janë prishur gjatë viteve të fundit dhe janë zhytur në më të keqin e tyre në dekada gushtin e kaluar, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, duke e shtyrë Pekinin të kryejë stërvitje ushtarake pranë ishullit të pretenduar nga Kina.

Që atëherë, administrata Biden ka thënë se shpreson të ndërtojë një marrëdhënie me të mire mes dy vendeve dhe të sigurojë që rivaliteti midis dy vendeve të mos shkojë në konflikt.

Por republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve po punojnë tashmë për mënyrat për të hetuar kërcënimet e mundshme nga rivali kryesor gjeopolitik i Shteteve të Bashkuara dhe kanë tensionuar Biden, duke vënë në pikëpyetje se si u lejua në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Lexo edhe: Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende “balona pëgjimi”?

Duket pak e çuditshme që “lufta” me spiunazhin mes dy superfuqive botërore po zhvillohet në këto nivele, duke pasur parasysh që shtetet e mëdha konkurrojnë me njëri-tjetrin gjithë kohës për armatimet më të fundit dhe përfshirjen e inteligjencës artificiale në këtë fushë.

Përdorimi i parë i një balone të ngjashme në fushëbetejë, ka qenë në shekullin e 18-të nga Napoleoni. Ato u përdorën për të pikasur gjithashtu artileritë në Luftën Civile Amerikane dhe u shfaqën dukshëm në Luftën e Parë Botërore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!